Ministria Libaneze e Shëndetësisë thotë se janë 558 të vrarë që nga sulmet e së hënës. Në përditësimin e tyre të fundit, ministria libaneze e Shëndetësisë thotë se 558 njerëz janë vrarë që nga e hëna pas sulmeve izraelite në vend.

Ministri libanez i Shëndetësisë Firass Abiad thotë se nga të vrarët, 50 ishin fëmijë. Për kujtesë, e hëna ishte dita më vdekjeprurëse në Liban që nga përfundimi i luftës civile në 1990.

Më shumë se 1,500 të plagosur që nga e hëna, tha ministri libanez i shëndetësisë

Ministri libanez i shëndetësisë Firass Abiad thotë se 1,538 njerëz u plagosën nga shpërthimet, duke shtuar se stafi mjekësor “punoi përtej mundësive, për t’u kujdesur për të gjithë pacientët”.

Duke folur në një konferencë shtypi, ai u tha gazetarëve se “sektori i shëndetësisë ka nevojë për mbështetje”.

“Shpresojmë që ajo që po vjen të mos jetë më e keqe. Ne do të mbetemi në krye të punëve, duke mbajtur përgjegjësinë tonë. “Katër ndihmës mjekë vdiqën dje kur ambulancat dhe klinikat u goditën nga Izraeli. Sot në mëngjes ata goditën spitalin Bint Jbail,” thotë Abiad./BBC/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: