Ekspert i Sigurisë në Kosovë, Agim Musliu në emisionin ‘Open’ në News24 foli për sulmet kibernetike.

Gjatë bisedës në studio ai u shpreh se qëllimi i këtyre sulmeve është destabilizimi i shoqërisë.

Pjesë nga biseda në studio:

Ka shanse minimizimi?

Eksperti i kibernetikës nga Kosova: Publikut i them për luftën kibernetik, se është luftë botërore me të gjitha mjetet e mundura. Sot është publikuar lajmi se hakerët rusë bllokuan disa aeroporte në SHBA.. Në Britani e dimë se çfarë ndodhi. Kjo është  një luftë globale dhe duhet ta kuptojmë se jemi në një luftë të padeklaruar dhe fati i madh është se Shqipëria është në NATO.

Gazetarja Lala: Ju po thoni se në këtë luftë nuk mund ti kërkohet përgjegjësi një qeverie?

Musliu: U sulmuan dhe nuk është koha e prerjes së kokave. Unë jam për kritike por për kritikë pozitive. Ne jemi në një kohë e cila është me një hov të madh të zhvillimit industrial. E shohim çfarë po ndodh në Ukrainë. Pa marrë parasysh se kush sulmon. Tani cili është motivi kryesor në Ballkan, kryesisht në Shqipëri e Kosovë. Motivi i tyre është përçarja e shoqërisë tonë. Shpërqendrimi, fragmentimi -koordinimi i aksionit, këto janë qëllimet kryesore. Këto sulme nuk janë të rastësishme. Duhet të përmbahemi, nuk duhet ti afrojmë armikut armën më të fortë, përçarjen. Kjo duhet të parandalohet së pari dhe më pas të merren masa. Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë unë ju garantoj që nuk janë takuar për herë të parë sot.

Gazetarja Lala: Kemi informacione që nuk ka ndodhur, ose edhe nëse ka ndodhur nuk mendoni se publiku shqiptar meriton të informohet.

Agim Musliu, Ekspert i Sigurisë: Institucionet e Shqipërisë punojnë në mbrojtje të qytetarëve dhe jo gjithçka mund të bëhet publike.

Gazetarja Lala: A nuk ka detyroi ligjo qeveri shqiptare të bëjë transparencë? A mund të na thoni si mund të minimizohet dëmi?

Musliu: I takon organeve qeveritare që të kontaktojnë me media apo popullin për çështje të caktuara. Ju lus se nuk mund një ministri e Brendshme t’ju shpalosë ju punët operative.

Gazetarja Lala: Ne shohim në përditshmërinë tonë se qeveria dhe institucionet nuk kanë bërë transparencë?

Musliu: Ata insistojnë që ne në Kosovë dhe ju në Shqipëri t’ju dezinformojnë, pastaj vjen fragmentimi i shoqërisë deri tek edhe njeriu i fundit.

Pyetje: Si mund të minimizohen dëmet, ka vend për ndërhyrje apo duhet të shohim pasojat?

Musliu: E gjithë filozofia është të sigurohet pikat kyçe në hyrje.

Peka: Tani duke qenë se jemi shtet i vogël, përkundrejt armiqve kurrë të mos jemi në gjendje të mos sigurojmë sistemet tona.

Musliu: Nuk do të thotë se do të jeni rehat, kjo është luftë se do të zgjasë rehat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: