Disa nga aeroportet kryesore amerikane janë shënjestruar nga një haker në Federatën Ruse. Mediat e huaja raportojnë se sistemet e prekura nuk kanë të bëjnë me kontrollin e trafikut ajror dhe komunikimet e brendshme të kompanive.

Efekti i sulmeve ishte ndalimi i aksesit publik në domenet e internetit që monitorojnë pritjen dhe trafikun në aeroporte.

“Ne po e ndjekim situatën dhe nuk ka asnjë shqetësim për ndërprerjen e operacioneve,” tha gjatë një konferencë sigurie në Sea Island, Georgia, Kiersten Todt, Shefi i Shtabit të Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës së SHBA-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: