JEMEN-Pas sulmit me bomba në dy xhami në Jemen, ISIS ka marrë përgjegjësinë duke thënë se militantët e tyre kryen sulm vetëvrarës.

Sulmet janë të parat që pranohen nga ISIS, që prej kohës kur grupi krijoi degën e tyre në Jemen në nëntor të vitit të kaluar.

4 kamikazë sulmuan xhaminë e Bedrit në jug të kryeqytetit si dhe xhaminë al-Hashoosh, në veri të Sanaas. Shpërthimet ndodhën gjatë lutjeve të së premtes, ndërsa në total humbën jetën 137 persona, mes të cilëve edhe një imam.

Pas sulmeve qeveria e Presidentit që njihet ndërkombëtarisht Abed Rabbo Mansour Hadi është strehuar në portin jugor të Adenit.

Jemeni përballet me mungesën e stabilitetit politik prej vitesh, ndërsa rebelët Houthi kontrollojnë 9 provinca nga 21 në total.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: