LIBAN – Ministri i Brendshëm i Libanit, Nohad Machnouk, njoftoi sot se forcat e sigurisë kanë arrestuar nëntë persona të dyshuar për përfshirje në sulmet e dyfishta me bombë në Bejrut, ku u vranë 43 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Shtatë prejtë arrestuarve janë shtetas të Sirisë dhe dy janë shtetas të Libanit. Njëri do të ishte ndër sulmuesit vetëvrasës, ndërsa një tjetër kishte ndihmuar në trafikimin nga Siria të sulmuesve.

Ministri tha se ndër planet e sulmuesve kishte qenë goditja e një spitali kryesor, por patën ndërruar objektiv për shkak të sigurisë së lartë. Sulmet goditën një rrugë të mbipopulluar pranë spitalit, mbrëmjen e së enjtes. Sipas autoriteteve libaneze, sulmi ishte planifikuar të kryhej nga pesë sulmues vetëvrasës.
Shteti Islamik ka marrë tashmë përsipër autorësinë e sulmit në Bejrut.(voa)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: