SRI LANKA

Sri Lanka ka deklaruar se ka shpallur ligjin emergjent, pas sulmeve me bomba në kisha, duke vrarë 290 vetë dhe plagosur 500 persona.

Ligji emergjent, që i jep policisë dhe ushtrisë aftësi të gjera për të kapur dhe marrë në pyetje të dyshuarit pa urdhër të gjykatës do të hyjë në fuqi gjatë mesnatës, tha Zyra e Presidencës, shkruan “Reuters”.

Kolombo, kryeqyteti bregdetar i ishullit të Oqeanit Indian, ishte në një gjendje të tmerrshme një ditë pas sulmeve me bomba. Policia tha se 87 shpërthyes bombash janë gjetur në stacionin kryesor të autobusit të qytetit.

Autoritetet kanë dyshime se sulmet kryhen nga ana e militantëve islamikë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: