Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi valën e re të sulmeve raketore ruse dhe tha se Moska “nuk do të shmangë përgjegjësinë”.

Në një postim në Telegram, Zelensky tha se sulmet e fundit gjatë natës goditën infrastrukturën kritike dhe ndërtesat e banimit në 10 rajone të Ukrainës. Sipas tij, sulmet kishin për qëllim Kievin dhe nëntë rajone në pjesët qendrore, jugore dhe perëndimore të vendit.

“Armiku lëshoi 81 raketa duke u përpjekur të terrorizonte ukrainasit, duke përdorur përsëri taktikat e tyre të pamëshirshme”, tha presidenti ukrainas.

Okupatorët thjesht mund të terrorizojnë civilët. Kjo është gjithçka që ata mund të bëjnë, por ata nuk do të shmangin përgjegjësinë për atë që kanë bërë ”, tha Zelensky.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb