BRITANI E MADHE

Pas martesës me Princ Harry, dukesha Meghan Markle ka qenë në qendër të vëmendjes dhe shpeshherë është sulmuar nga portalet britanike. Mediat kanë qenë të tej mbushura me lajme se ajo nuk respekton rregullat mbretërore, akuzat se ka vendosur vëllezërit në sherr, marrëdhënien me të atin e shumë të tjera.

Në intervistën e fundit, ajo ka treguar se miqtë e saj e kishin paralajmëruar se do ishte gjithë kohën në qendër të vëmendjes. “Është e vështirë, nuk mendoj se çdokush do e kuptonte…Por kur e takova bashkëshortin tim, miqtë e mi ishin të lumtur sepse unë isha e lumtur, ndërsa miqtë e mi britanikë më thanë: Jemi të sigurt që ai është i mirë, por nuk duhet ta bësh sepse mediat britanike do të të shkatërrojnë jetën”, shprehet Meghan në një intervistë për ITV.

Pas kthimit nga turi në Afrikën e Jugut Meghan dhe princ Harry kanë vendosur të bëjnë një pushim disa javor duke i dedikuar të gjithë kohën familjes. Me gjithë angazhimet që ishin në axhendën e tyre deri në mesin e nëntorit ata kanë vendosur të largohen nga jeta publike për shkak të ngjarjeve të kohëve të fundit. Edhe pse Meghan gjatë të gjitha daljeve të saj shfaqet me një buzëqeshje në fytyrë në realitet asaj i është dashur të përballet me shumë vështirësi.

Dukesha e Sussex po kalon në një periudhë shumë të vështirë por gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur mbështetjen e bashkëshortit të saj, Princ Harry-t. Mes lotësh ajo është shprehur se nuk jeton por mbijeton por që Harry-in e ka në krahë gjithmonë. “Unë ekzistoj, nuk jetoj. Por për fat të mirë nga ana e Harry-it nuk më ka munguar asgjë, ai më mbron gjithmonë’- ka thënë Meghan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: