PARIS-Një infermier francez tentoi të sjellë në jetë një nga kamikazët e ngjarjeve të Parisit. David, 46 vjeç, ishte mes atyre profesionistëve heronj, që mbërritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Ai banonte prane kafenese “Comptoir Voltaire” ku ndodhi shperthimi. M

Në një rrëfim për ‘Reuters’ ai tregon se ne mesin e te plagosurve ishte një njeri i shtrirë me nje vrime te madhe ne trup, mes karrigeve të kthyera permbys dhe tavolinave. David, qe nuk publikon mbiemrin, tregon se vrapoi ta ndihmonte. I plagosuri nuk dukej të kishte lëndime masive, por u shfaq pa ndjenja. “Fillova t’i beja frymemarrjen dhe reanimimin. Ne nje moment u detyrova t’i gris bluzen për t’i shtypur kraharorin”­ tha ai.

Befasia erdhi sakaq, kur pa se poshte bluzes pa telat dhe fashat e shpërthimit.
“Pashe telat, një ngjyre e bardhë, një e zezë, një e kuqe dhe një portokalli katër ngjyra të ndryshme,” tha ai për Reuters. “Në dysheme kishte gjak, më pas e kuptova kur pashë gropat. Ishte një shpërthim dhe ai ishte kamikazi. Sapo e kuptova këtë, mbërritën ekipet e urgjencës”.
Kur mbërriten focat zjarrefikese, njëri i tha se a e kishte kuptuar në çfarë rreziku e kishte futur veten.
“E di, e dija edhe që do vdiste, por i thashë vetes ‘nëse ka një shans, pse jo”.

Një nga zjarrfikësit thirri: “Dilni jashtë, do evakuojmë gjithkënd”. Të mos ishte për faktin që bomba ishte dëmtuar dhe nuk kishte shpërthyer siç duhet, David ndoshta nuk do ishte gjallë.

Ai thotë se kjo gjë e tmerron akoma.

Nëse bomba do kishte shpërthyer tamam, dëmet e shkaktuara do ishin shumë më të rënda.
David kishte qenë duke darkuar me një mik atë natë te premte. Kur kamerierja solli porosinë e tyre, ndodhi shpërthimi.
“Nuk ishte një flakë e madhe, nuk ishte pluhur,” tha ai.
“Unë menjëherë mendova se ishte prej ndonje bombole gazi dhe bertita”. Ai thote se nuk e kishte menduar se behej fjalë për sulm kamikaz.

Personi që tentoi të shpëtonte ishte Brahim Abdeslam, nje nga terroristët e Parisit. Bomba e tij për fat nuk shkaktoi viktima dhe vrau vetëm kamikazin.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb