SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se vendi i tij qëndron përkrah popullit turk, pas sulmeve vetëvrasëse në Aeroportin Ataturk të Stambollit. Ai tha se SHBA “do të ofrojë çdo mbështetje, nga e cila mund të përfitojnë turqit” për të forcuar situatën e sigurisë në vendin e tyre.

Obama, duke folur për gazetarët në Kanada, tha se ka diskutuar angazhimin e SHBA-së për të luftuar grupin militant Shteti Islamik në një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Sulmet vetëvrasëse, të martën mbrëma në aeroportin e Stambollit, kanë lënë 41 njerëz të vrarë dhe rreth 240 të plagosur.

Autoritetet turke dyshojnë se sulmet janë kryer nga militantët e Shtetit Islamik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: