TIRANE

I ftuar në emisionin “A Show” , deputeti i PD-së  Dashamir Shehi ka folur edhe për raportin e tij me kryeministrin Edi Rama pas incidenteve në Kuvend.  I pyetur nga drejtuesi i emisionit Adi Krasta nëse e ka takuar Ramën pas sulmeve për ‘ploncin’,  Shehi tha se ka vite që nuk e takon Ramën.


Deputeti demokrat shtoi se Rama në të shkuarën i ka kërkuar edhe këshilla.


Shehi: Unë i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë që është personazhi më i lartë. I drejtohem për një temë të rëndësishme, për raportin tonë me Turqinë për botën islame. Do shkojmë këtej  apo do shkojmë në Europë, që ekonomikisht të mos varemi nga këto dhe të mos kenë mund të ndërhyrje në politikën tonë. Ai mund t’i duket model.


Në vend që të përgjigjet ky zotëri për këtë temë të madhe

Krasta: Ai bën një sulm abdomine

Shehi:  Ai bën një sulm poshtë brezit, të ulët. Thotë: Ti ha plonc pi raki. Përgjigjet më matufe më budall. Kur ta shohin librat në të ardhmen këtë moment

Krasta: Ke pasur rast ta takosh kryeministrin mbas këtij incidenti

Shehi: Unë kam vite që se takoj kryeministrin, nuk kam humbur gjë nga kjo pikëpamje. Unë jam prej atyre njerëzve që më shumë dashamirësi i kam dhënë këshilla kur m’i ka kërkuar. Nga padija mirë keq, unë jam njeri që punoj 30 vite në makroekonomi dhe sigurish e ka kuptuar që nuk mund t’i dijë të gjitha. Tani dikujt i thotë, qen, dikujt i thotë ti pi raki.

(BalkanWeb)

 

 

Etiketa: