PARIS-Parlamenti francez do të hetojë për çështjen e menaxhimit të sulmeve terroriste të vitit 2015, njoftoi sot deputeti Christian Jacob, lideri i opozitës së djathtë në Asamblenë Kombëtare, i cili ka kritikuar më parë reagimin ndaj këtyre sulmeve të qeverisë socialiste.

“Partia e tij, republikanët kanë mundësuar krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për mjetet e vëna në zbatim nga shteti për të luftuar kundër terrorizmit prej 7 janarit 2015, dita e sulmit kundër gazetës satirike “Charlie Hebdo”, saktësoi ai. Sulmet xhihadiste në muajin janar dhe në nëntor regjistruan në Francë 147 të vdekur dhe qindra të tjerë rë plagosur.

Shtatëmbëdhjetë persona u vranë midis datës 7 dhe 9 janar në sulmet kundër gazetës satirike “Charlie Hebdo”, një supermarketi dhe forcave të policisë. Një tjetër disfatë u shënua në sulmet e 13 nëntorit, ku u regjistruan 130 të vdekur dhe qindra të plagosur në Paris.

Menjëherë pas ngjarjeve tragjike, ish-presidenti Nicolas Sarkozy, i cili drejton partinë Republikane akuzoi qeverinë për një administrim të dobët të situatës. “U analizuan në mënyrën e drejtë të gjitha pasojat pas sulmeve në muajin janar? Përgjigja është jo. “Shumë kohë është humbur”, u shpreh ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: