Aviokompania Emirates nga Dubai, ua ka ndaluar pasagjerëve përdorimin dhe bartjen e pejxherëve dhe radiolidhjeve gjatë fluturimit me aeroplanët e tyre.

Ky vendim u mor pasi muajin e kaluar ndodhi një sulm mbi grupin militant Hezbollah të Libani, që përfshinte shpërthimin e pajisjeve të komunikimit ku dhjetëra persona humbën jetën dhe mijëra tjerë u plagosën.

“Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Dubai apo për në Dubai, u ndalohet transportimi i pejxherëve dhe radiolidhjeve që do t’ju merren edhe nëse i kanë nëpër bagazhe”, u tha nga kjo aviokompani.

Ata shtuan se çdo pajisje e ndaluar do të konfiskohet nga policia e Dubait si pjesë e masave të shtrënguara të sigurisë.

Në sulmin vdekjeprurës të shtatorit, mijëra persona, kryesisht pjesëtarë të Hezbollahut që bartnin pejxherë dhe radiolidhje e pësuan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb