Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar sot sulmin e paligjshëm të IKMT-së te Prestige Resort.
Në një intervistë në News 24, ai tha se kushdo që mendon ndryshe nga kryeministri i çojnë rruspat dhe buldozerët.
Diplomatëve të Iranit i është lënë 24 orë kohë për tu larguar nga vendi për shkak të sulmit kibernetik. Si e komentoni?
Nëse kjo është e vërtetuar tashmë, duke parë edhe komentet e SHBA, është një lëvizje e duhur dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësinë e plotë ligjore. Ne na kanë hackeruar adresat e Kuvendit, ëeb site në dy javët e fundit ka rreth 1 mijë sulme. Në momentin që kjo është vërtetuar, patjetër që do të mbahet përgjegjësi dhe i duhet shkuar deri në fund.
Edhe faqet tuaja janë sulmuar nga Irani?
Sulmi ka ardhur pas sulmit që iu bë e-albanias. Kjo ndodh në një vend kur të dhënat personale si rrogat e numrat e telefonit u bënë publike. Niveli i sigurisë në Shqipëri lë për të dëshiruar. Në gjykimin tim as AKSHI dhe as Qeveria nuk e kanë bërë detyrën.
Përse do kishte ardhur ky sulm ndaj vendit tonë?
Mbase për faktin se kemi strehuar opozitën e Iranit, por nuk e vërtetoj dot. Ky duhet të jetë një apel që milionat e eurove që destinohen për luks qeveritar, duhet të shkojnë për sigurinë kibernetike. Probleme të kësaj natyre nxjerrin në pah dobësitë e kësaj qeverie. Për të cekur pak edhe pjesën e problemit me kompaninë tuaj, Rama këdo që mendon kundër i dërgon rruspat, ti mbyllë gojën dhe të kontrollojë mediat. Unë nuk kam qenë asnjëherë te resorti dhe as nuk e kam parë. E kam në parim, nuk e kam personale. Kushdo që mendon ndryshe apo në një moment tenton të mos jetë nën direktivën e kryeministrit duhet të shantazhohet dhe i dërgohen rruspat e buldozerët. Kushdo që është në një linjë editoriale dhe miqësie me kryeministrin është i favorizuar dhe nuk ka shqetësimet që kanë qytetarët e tjerë.