Të paktën 68 persona janë vrarë në një sulm ajror amerikan në një qendër ndalimi për emigrantët afrikanë në Jemenin veriperëndimor të kontrolluar nga Houthi.
Mediat raportojnë se 47 persona u plagosën, shumica e tyre në gjendje kritike, kur qendra në provincën Saada u bombardua. Ndërsa në pamjet e shpërndara në rrjet tregonin trupa të shumtë të mbuluar në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar.
Sulmi erdhi disa orë pasi Komanda Qendrore e SHBA njoftoi se forcat e saj kishin goditur më shumë se 800 objektiva që kur Presidenti Donald Trump urdhëroi një intensifikim të fushatës ajrore kundër Houthis më 15 mars.
Në fillim të këtij muaji, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Houthi tha se një seri sulmesh ajrore amerikane në terminalin e naftës Ras Isa në bregun e Detit të Kuq vranë të paktën 74 njerëz dhe plagosën 171 të tjerë .
