Ushtria iraniane thotë se dy nga ushtarët e saj janë vrarë në sulmet ajrore izraelite gjatë natës, raportojnë mediat shtetërore iraniane.
Agjencia shtetërore e mediave iraniane IRNA citon një deklaratë të ushtrisë, duke thënë: “Ushtria e Republikës Islamike të Iranit, në mbrojtjen e sigurisë së Iranit dhe mbrojtjen e popullit dhe interesave të Iranit, sakrifikoi dy nga luftëtarët e saj duke iu kundërvënë predhave nga regjimi kriminal sionist. ”
Irani ka thënë se ka “të drejtë dhe është i detyruar të mbrohet” pasi Izraeli filloi sulmet ajrore hakmarrëse kundër vendit gjatë natës.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme iraniane dënon sulmin e Izraelit dhe e përshkruan atë si një “shkelje të qartë” të ligjit ndërkombëtar.
“Republika Islamike e Iranit e konsideron veten të drejtë dhe të detyruar të mbrohet nga aktet e huaja të agresionit”, thotë ajo, duke cituar nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.