Partizani më në fund po rigjen sulmuesit, pas një nisjeje shumë të dobët sa i përket golave të shënuar. Dy ndeshjet e fundit të të kuqve i kanë vendosur sulmuesit.

Mba shënoi dy gola kundër Vllaznisë në barazimin 2-2 në ndeshjen e fundit, teksa një ndeshje më parë Zeka tundi rrjetën në barazimin e marrë në Elbasan. Kjo tregon se më në fund ofensiva e të kuqve po nis të bëjë mirë detyrën dhe të mos e lërë në dorën e mesfushorëve apo mbrojtësve çështjen e golit.

Mba shkon në kuotën e tre golave në këtë sezon, aq sa Rrapaj. Ndjekin Zeka dhe Bintsuka me nga dy rrjeta, si dy sulmuesit e tjerë që kanë shënuar. Për tu theksuar është forma e Carës, i cili ende nuk po e kap ritmin dhe nuk po arrin të shënojë, që me siguri do të ishte një çlirim për të.

MBROJTJA – Nëse sulmi ka nisur të lëvizë si duhet në dy ndeshjet e fundit mbrojtja ka shfaqur probleme të theksuara. Elbasani dhe Vllaznia i kanë shënuar tri herë, por ajo çka përbën një shqetësim janë golat e Ze Gomesh dhe Stojanoviç, të pësuar në mënyrë identike nga goditja standarde.

Mund të ndodhë në një rast ku skuadra të kapet e papërgatitur, por kur përsëritet do të thotë se diçka mungon dhe duhet të përmirësohet. Partizani numëron tetë gola të pësuar, aq sa Vllaznia dhe dy më pak se Elbasani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb