TIRANE

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Brendshme kanë reaguar përmes një deklaratë të përbashkët për ngjarjen në qytetin e Fushë-Krujës. Në deklaratë, të dyja ministritë e cilësojnë dëmtimin e shtyllës si një akt terrorist që rrezikon lënien e vendit pa energji elektrike.

“Akt terrorist. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Shpërthimi rrezikoi shembjen e shtyllës. Shembja rrezikonte të linte gjithë vendin pa energji. OST po merr masat e nevojshme. Dënojmë këtë akt dhune, synon të krijojnë pasiguri”, shprehen në deklaratë.

Deklarata e  plotë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Pas një takimi të përbashkët midis stafeve të dy ministrve, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Brendshme për një ngjarje shumë të shëmtuar që ka ndodhur sot, kemi dal për këtë deklaratë për njoftimin e publikut. Në shtyllën 65 të linjës së tensionit të lartë 400 kw, një linjë dyfishe, Tiranë2-Podgoricë dhe Tiranë 2- Prizren është është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit është shkatërruar njëra këmbë e shtyllës dhe disa element mbajtës të saj të cilët kërcënojnë një dëmtim shumë serioz, pra rrëzimin e shtyllës. Për këtë arsye ka reaguar menjherë OST, sitemi ynë i Trasnsmetimit dhe policia e Durrësit të cilat janë në vendngjarje për riparimin e defektit dhe për verfifikimet e rastit. Rrëzimi i shtyllës do të kërcënonte të linte gjithë vendin pa energji elektrike, pra do të kërcënonte sigurinë energjitike të Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë sigurinë kombëtare. Është një akt, mund të konsiderohet jo vetëm i dhunshëm por edhe terrorist. OST është duke marrë masat e nevojshme dhe po punon për riparimin e defektit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e dënon me forcë këtë akt dhune dhe të gjitha aktet e tjera të cilat synojnë të krijojnë pasiguri dhe pakënaqësi tek qytetarët duke cënuar fusha jetike siç është ajo e furnizimit me energji elektrike. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të gjithë institucionet e varësissë së saj do të jenë në gatishmëri të plotë për të mos lejuar që akte të tilla të ndodhin apo të përsëriten. Akte terrioriste të cilat ndikojnë si në funksionimin e shtetit dhe në dëmtimin e ekonomisë shqiptare dhe të ofrimit të energjisë dhe shërbimit të rrjetit për gjithë qytetarët dhe për jetën e tyre. Në të njëjtën kohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë prêt nga të gjitha organet ligjzbatuese të marin masa, të zbardhin sa më parë autorët e kësaj ngjarjeje të shëmtuar dhe të rëndë. Ti vënë ata para përgjegjësisë ligjore për të mos pasur ngjarje të tjera të kësaj natyre

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb