Turqia ka arrestuar një numër ujgurësh (krahinë në Kinë) lidhur me sulmin vdekjeprurës të 1 janarit që la të vdekur 39 persona, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve. Personat e arrestuar besohet se kanë ardhur nga rajoni kinez i Ksinjangut që mendohet se kanë lidhje me sulmuesin. Zëvendës kryeministri Veysi Kaynak deklaroi se edhe personi që kreu veprën terroriste mund të jete ujgur. Forcat speciale i kryen arrestimet në orët e para të mëngjesit në një kompleks në qytetin Selimpasha në dalje të Stambollit, pasi policia u sinjalizua se individët që kishin lidhje me terroristin ndodheshin në këtë zone.
Sipas zëvendëskryeministrit turk, Vejsi Kajnak, Turqia tashmë ka dijeni për lokacionin e mundshëm të tij dhe lidhjet që ka. Në një intervistë dhënë televizionit A Haber, zëvendës kryeministri Kajnak ka thënë se ai nuk e përjashton mundësinë që sulmuesi të jetë larguar jashtë shtetit, por operacionet brenda Turqisë ka mundësi të arrijnë rezultate.
Ai ka thënë se sulmuesi ka vepruar i vetëm, por ndoshta është ndihmuar më pas nga të tjerët.
Ujgurët janë popull turk, që kryesisht jetojnë në Kinë, gjegjësisht në krahinën autonome Singkjang Ujgur, përbëjnë rreth 45 % të popullsisë së saj. Ujgurët kryesisht janë të përkatësisë fetare islame, dhe flasin gjuhën ujgure, e cila i takon grupit të gjuhëve turke, të familjes altaje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: