TIRANE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pak pas sulmit me bojë të deputetit Ralf Gjoni. Në një prenoncim për mediat, Kryemadhi në lidhje me rastin fajëson kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, e gjithë ngjarja është një shoë për të larguar vëmendjen nga situate politike.

“Nuk kam dijeni për diçka të tillë, lexova dhe unë një njoftim. Regjizori Edi Rama për të larguar vëmendjen nga çdo gjë e tij mbasi mori betimet e deputetëve, tashmë do t’i kthejë dhe në klloun, duke bërë gjëra. Po të donim t’i kishim sulmuar, do ti kishim sulmuar me kohë por shpresoj që viktimat e radhës së Edi Ramës mos të jenë deputetët e opozitës së re të tij. Më vjen shumë keq për rastin e z.Gjoni, përgjegjësit duhet të dalin, të denoncohen, nëse ka përgjegjës dhe nëse ka shkaktarë të tillë le të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Ajo çka dua të them është që legjitimiteti i atij Parlamenti nuk është më. Duke pasur parasysh dosjet 339 dhe 184 ku është e faktuar blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar. Por problemi nuk qëndron vetëm aty. Problemi qëndron se kjo shitblerje e votës nëpërmjet bandave dhe grupeve kriminale ka shërbyer për të varfëruar shqiptarët. Ky parlament me akumulimet e veta që ka bërë, me ligjet, me ndryshimet, ka rritur taksat, i ka trefishuar taksat e shqiptarëve. Do të thotë që nëse një bukë ka qenë 500 lekë të vjetra tani është bërë 800 lekë. Kanë rritur çmimin e energjisë elektrike. Nëse shqiptarët deri dje për të njëjtën sasi energjie paguanin 10 mijë lekë të vjetra sot paguajnë 30 mijë lekë të vjetra. Nëse për të njëjtën sasi uji paguanin 20 mijë lekë të vjetra sot paguajnë 170 mijë lekë të vjetra. Qytetarët nëse para disa vitesh çmimin e naftës e kishin 1500 lekë sot e kanë 2000 lekë. Për të mos vazhduar te protesta e fermerëve të Lushnjes që po protestojnë për çmimin e lartë të qumështit dhe TVSH e vendosur mbi fermerët. Për të mos vazhduar sepse akoma nuk ka filluar prodhimi i perimeve që përsëri do t’i fusin në procesin e TVSH. Për të mos vazhduar me vajin, me miellin me sheqerin, me orizin, që shqiptarët e kanë kafshatën e fundit të gojës për tu ushqyer dhe çmimet janë rritur gjithmonë e më shumë. Pra e gjithë kjo ka ardhur si rezultat i kapjes së shtetit që ka çuar drejt varfërimit të shqiptarëve. Dhe pse e ka bërë. Nuk është e rastësishme, strategjia e Edi Ramës është shumë e thjeshtë. Të varfërojë shqiptarët, të mos ti lejojë të kenë mundësinë të kenë pavarësi ekonomike, në mënyrë të tillë për ti nënshtruar, për ti blerë dhe për ti zaptuar më pas dhe të ardhmen e tyre. .”-u shpreh Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: