TIRANE

Rreth muaj i janë dashur policisë të ndalojë autorin që spërkati me bojë deputetin e Ralf Gjoni, ndërsa doli nga banesa e tij për të vajtur në parlament. Lajmi për arrestimin e tij u dha sot nuk ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa fliste për dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili i ktheu kuvendit për rishqyrtim ligjin për vettingun në polici.

“Është e pamendueshme, turp historik të jemi në këtë pozitivë. Sot policia kapi një nga sulmuesit e një prej deputetëve që u sulmua në mënyrë më guerrilse të padenjë, në rrugën për të ardhur këtu për të bërë betimin, me bojë, me një qasje të papranueshme, dhe e gjitha bëhet në emër të demokracisë. Në fakt demokracia nuk ka asnjë lidhje”.

Kujtojmë se deputeti Ralf Gjoni u sulmua me bojë, më 21 mars, ndërsa dilte nga banesa e tij për të vajtur në parlament për të bërë betimin

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb