Diplomati Agim Nesho i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News 24” tha se “sulmi” ndaj ambasadorit të OSBE në vendin tonë është një revoltë normale e një pjese të qytetarëve.


Nesho deklaroi se e gjitha ishte një akt revolte ndaj ambasadorit dhe këto janë normale, e shtoi se perceptohet si diçka e rëndë, për shkak të situatës së nxehtë politike.


“Do thosha se varet si interpretohet, aq më tepër që ambasadorët e OSBE varet çfarë raporti kanë me pushtetin. Ambasadorët e OSBE zakonisht kanë influencë në vende që nuk janë tepër të zhvilluara si në ish-Republikat Sovjetike ose shtete të Europës Lindore.


Ne në Shqipëri iu japim ndërkombëtarëve një rëndësi shumë të madhe. Ajo ishte thjesht një revoltë sikundër ndaj një qytetari. Njerëzit e perceptojnë të rëndë ndoshta, për shkak të situatës së nxehtë politike. Ne mbivlerësojmë rëndësinë e ambasadorëve. Edhe ambasadorët duhet që të pranojnë kritikat që vijnë nga qytetarët dhe grupe të shoqërisë civile”, tha diplomati Nesho.

(d.xh/Balkanweb)