Pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico dy muaj më parë, një ligj i diskutueshëm që kufizon lirinë e tubimit hyri sot në fuqi.

Ligji, i njohur si Lex Attentat, u miratua në fund të qershorit në përgjigje të sulmit me armë ndaj Ficos – kërkon një rreze prej 50 metrash rreth selisë së qeverisë dhe presidencës, parlamentit dhe të gjitha godinave të gjykatave.

Gjithashtu, ndalohen edhe demonstratat kundër politikanëve para rezidencave të tyre. Tubimet gjithashtu mund të ndalohen nëse rrezikojnë rendin publik.

Kritikët e opozitës kanë paralajmëruar se ligji është një hap drejt një “shteti policor”. Paketa e masave parashikon gjithashtu që liderët e partive të përfaqësuara në parlament të kenë të drejtën e mbrojtjes personale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: