SHKODER

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën se sigurisë për të arrestuarit, të cilët mrën pjesë në incidentet e KZAZ numër 3 të qytetit verior.

Gazetari Senaq Nikshiqi raporton për “Balkanweb” se Apeli ka lënë në “detyrim paraqitjeje” të gjithë të arrestuarit. Kështu, “detyrim paraqitjeje” është dhënë për Adi Garucin, Orlando Thepin, Gentian Bytyçin dhe Alfred Nikollin.

Ndërkaq, Cesk Toma është lënë pa masë sigurie dhe ndalimi është konsideruar i paligjshëm.

Të gjithë personat e lartpërmendur dyshohet se kanë marrë pjesë në djegien e kutive në KZAZ numër 3 në Shkodër.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb