Një puro e harruar në makinën tip Audi, është prova që tradhtoi Suel Celën, për ngjarjen e ndodhur në shtator 2017, në hyrje të Tregut Agroushqimor në Elbasan.

Nga kqyrja e makinës është gjetu një puro e fikur në anën e shoferit, e cila më pas është dërguar në laborator, nga ku është përfituar një provë ADN e cila ka përputhshmëri shumë të mëdha me të akuzuarin Suel Çela. Gjithashtu nga dëshmitë rezulton që në drejtimin e makinës tip Audi, të ketë qenë pikërisht Suel Çela dhe jo, Ene Bekteshi, sikundër ka dekluar ky i fundit më parë.

Ndërkohë sot Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur të zbusë dënimit për tre të akuzuarit. Nga vrasje ndaj punonjësit të policisë mbetur në tentativë, organi i akuzës kërkoi dënimin vetëm për kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës. Kështu për Suel Çelën, organi i akuzës kërkoi 7 vite, ndërsa për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin dënimin me nga 6 vite

Si ndodhi ngjarja:

Më 18 shtator 2017, patrullat e Policisë kishin dalë për verifikim automjetesh dhe personash në lidhje me një sinjalizim të bërë nga një shtetas, se në tunelin e Kërrabës 3 automjete i kishin bërë manovra në rrugë, ndërsa në një prej makinave, një person i kishte drejtuar një objekt si pistoletë.

Gjatë kontrolleve të kryera përpara tregut ushqimor, Policia kishte vënë re një makinë “Range Rover”, e ngjashme me përshkrimet e bëra nga personi. Policia i ka bërë me shenjë që të ndalonin dhe personave brenda që të dilnin. Njëri prej këtyre personave ka dalë dhe ka shkuar në drejtim të rojës së tregut për t’i dhënë diçka, veprim të cilin Policia ia kishte ndaluar.

Gjatë kësaj kohe, në këtë vend janë mbledhur forca të shumta policie dhe pas disa minutash vërehet një makinë tip “Audi” që bën manovra. Nga kamerat e sigurisë shihet që makina “Audi” bën tentativë për t’u futur në tregun ushqimor dhe gjatë kësaj tentative përplas makinën e Policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb