Pentagoni tha se sulmi i së enjtes në Afganistan, ku u vra njëri nga zyrtarët më të fuqishëm të sigurisë, nuk do të ndikojë në vendosmërinë e SHBA-së për të zbatuar strategjinë në Azinë Jugore.

Gjenerali Abdul Razek, shefi i policisë në provincën e Kandaharit, u vra sot kur truprojat e tij hapën zjarr pas përfundimit të takimit në një zyrë të guvernatorit të krahinës jugore, thanë zyrtarët afganë, ku po ashtu edhe dy zyrtarë të tjerë të vendit u vranë gjatë sulmit.

“Ky sulm nuk do të ndryshojë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara në strategjinë tonë për Azinë Jugore, por vetëm do të na bëjë më të vendosur”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Kon Faulkner.

Gjenerali Scott Miller, komandanti kryesor amerikan në Afganistan, i cili ishte në takim me gjeneralin Abdul Razek, vetëm pak çaste para të shtënave, u largua nga takimi, sipas zyrtarëve të NATO-s. Zëdhënësi i talibanëve, Yusuf Ahmadi mori përgjegjësinë për sulmin, duke konfirmuar se të tre zyrtarët afganë u vranë. Ai i tha për AP, se objektivi ishte komandanti i forcave të SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan, gjenerali Scott Miller.

Deputeti Guvernatori i Kandaharit, Aga Lala Dastageri tha se shefi i policisë provinciale, Abdul Razik dhe shefi i inteligjencës së Kandaharit Abdul Mohmin humben jetën në vend, ndërsa guvernatori i provincës Zalmai Vesa humbi jetën në spital.

Nga të shtënat u plagosën tre amerikanë, një ushtar dhe dy punonjës civilë, tha zëdhënësi i forcave të NATO-s në Afganistan, kolonel Knut Peters. Sulmi ndodhi pas mbajtje së takimit në rezidencën e guvernatorit të provincës, para zgjedhjeve parlamentare të planifikuar për të shtunën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb