Mediat e huaja kanë publikuar një video te australianit, Scott Morrison një prej personave që hapi zjarr në dy xhami në Zelandën e Re, pak minuta para sulmit teksa hyri në lidhje live..


Videoja 17 minuta u publikua të Facebook por u hoq menjëherë nga rrjeti social për shkak përmbajtjes së rëndë. Nga sulmi në dy xhamitë mbetën të vrarë 49 persona dhe 20 të tjerë të plagosur.

Një video nga Daily Mail Australia tregon autorin duke qëlluar në dhjetëra njerëz teksa ata përpiqen të ikin. Tre vetë besohet të jenë në paraburgim, si autorë duke përfshirë edhe një grua.


Kryeministrja e Zelandës së Re Jacnda Ardern tha se nuk ishin në listat e dyshuara për terrorizëm. Njëri prej tyre u arrestua sepse kishte veshur një jelek vetëvrasës, ndërsa një tjeter me uniformë ushtarake u arrestua jashtë shkollës së mesme Papanui. Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se një nga të arrestuarit është qytetar australian.


(BalkanWeb)