FRANCE-Policia franceze ka zbuluar fakte të reja për sulmin në fabrikën e gazit në Saint Priest këtë mëngjes, ku një person u gjet me kokë të prerë dhe ku pati një shpërthim. Sipas policisë franceze, bëhet fjalë për vetëm një agresor, ai është Jasine Salhi, një ekstremist islamik i cili dyshohet i ka prerë kokën punëdhënësit të tij dhe më pas, ka përplasur automjetin e ndërmarrjes në një fabrikë që prodhonte gaz industrial. Sipas policisë, personi i vrarë ishte shefi i një kompanie postare dhe nuk kishte lidhje me kompaninë e gazit.

Salhi e ka vrarë shefin e tij në një vend tjetër dhe më pas, e ka ngarkuar trupin e tij në mjetin e ndërmarrjes duke e përplasur këtë të fundit në fabrikën e gazit për të shkaktuar një shpërthim. Policia tha se ka gjetur edhe kokën e viktimës larg vendit të ngjarjes, ku mbi të kishte mbishkrime në gjuhën arabe. E gjithë Franca është shokuar nga sulmi. Po aq e shokuar u shfaq edhe e shoqja e Salhit, e cila e përshkroi bashkëshortin e saj si një njeri besimtar dhe të qetë, i cili ishte korrekt me punën. Por nga ana tjetër, autori i masakrës, i cili është arrestuar, njihej prej shërbimeve sekrete franceze që prej vitit 2006.

Ai akuzohej në atë kohë për nxitje të përçarjes ndërfetare, por ato akuza ranë poshtë në vitin 2008. Sulmi vjen gati gjashtë muaj pas sulmeve terroriste rreth Parisit, të cilat kanë lënë të vrarë 17 njerëz. Sipas disa raportimeve, fabrika e sulmuar i perket firmes Air Products. Mediat franceze thone se sulmuesi u fut me makinen e tij ne fabrike. Air Products eshte nje kompani amerikane, me rreth 21 mije te punesuar dhe merret me shitjen e gazeve industriale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb