SHBA- Detaje të reja dalin në dritë nga sulmi me armë që ndodhi sot në Las Vegas, ku 20 persona humbën jetën.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se të paktën 100 persona kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë, nga të dhënat paraprake, dyshohet se agresori ka qëlluar nga kati i 32 i një pallati me breshëri mitralozi.

Ngjarja u regjistruar në zonën e ‘Mandalay Bay’, rreth orës 22:30 (05:30 GMT) gjatë kohës kur mbahej një koncert muzikor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: