Tragjedia e së dielës është konsideruar si një ndër sulmet me armë më të rënda që kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur 64-vjeçari Stephen Paddock hapi zjarr nga kati i 32-të me një mitraloz duke lënë të vdekur 50 persona dhe plagosur 400 të tjerë jashtë ambienteve të Mandalay Bay Casino, në Las Vegas, aty ku po zhvillohej një koncert i muzikës country.

Ndonëse autori u vetëvra para se të kapej nga policia, menjëherë pas ngjarjes u hodhën hije dyshimi edhe për një grua me origjinë indoneziane, që thuhet të ishte e dashura e tij, por policia e ka lokalizuar dhe mohon që ajo të jetë e përfshirë.
44F47EBE00000578-4940594-The_gunman_s_companion_Marilou_Danley_pictured_has_been_detained-m-46_1506943260036
Sipas policisë ajo nuk ka pasur asnjë rol në gjithë këtë tragjedi. Të paktën kështu deklaron shefi i policisë, Joseph Lombardo. “E kemi gjetur, ndodhet jashtë shtetit. Nuk ishte me të gjatë sulmit. Ai ka përdorur dokumentet e saj për tu regjistruar. Kemi folur me të dhe nuk besojmë që ka gisht në gjithë këtë histori”, – ka thënë ai.
44F4088400000578-4940594-image-a-45_1506943146681
Arsyet e veprimeve të tij janë ende të paqarta. Deri më tani autoritetet përjashtojnë që ngjarja të jetë akt terrorist.

Sakaq, vëllai i Stephen Paddock, Eric, foli ekskluzivisht për DailyMail dhe tha që nuk kishte absolutisht asnjë indikacion që i vëllai do bënte diçka të tillë.
44F40E9D00000578-4939872-image-m-52_1506936854997

44F42A0A00000578-4939872-image-m-22_1506938387521

44F3CC9C00000578-4939872-Police_and_rescue_personnel_gather_at_the_intersection_of_Las_Ve-a-15_1506938197050

44F26A2D00000578-4939872-Hundreds_of_rounds_of_automatic_gunfire_were_reported_by_witness-a-2_1506938195667
“Nuk mund ta besoj se si e ka bërë një gjë të tillë. Diçka duhet të ketë ndodhur. Ai nuk ka bindje politike, as fetare me aq sa dimë ne”.

Të dhënat e deritanishme të policisë amerikane tregojnë se Paddock ka jetuar në një shtëpi me dy dhoma gjumi me vlerë 396,000 dollarë, 80 milje në veri lindje të Las Vegas pranë kufirit shtetëror të Arizonës. Mediat lokale thanë se atentatori kishte jetuar më parë në Reno, Nevada, Kaliforni dhe Florida.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb