Këngëtarja Ariana Grande ka shprehur keqardhjen e saj pas sulmit në koncertin e saj në Manchester në Angli, që la të paktën 22 njerëz të vdekur. Këngëtarja ka reaguar në “Twitter disa orë pas sulmit vdekjeprurës.
“Nga thellësia e zemrës sime, më vjen keq, nuk kam fjalë.”, ka shkruar Ariana Grande.
Grande ishte e padëmtuar fizikisht në këtë ngjarje, dhe këtë lajm e dha një burim i afërt për CNN.

Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje pas shfaqjes së Grande në “Manchester Arena”, 19 persona janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 59 të plagosur, sipas policisë së Manchesterit. Policia thotë se po e trajtojnë këtë si një sulm terrorist. Menaxheri i këngëtares Ariana Grande, Scooter Braun ka publikuar një deklaratë më të gjatë në lidhje me ngjarjen duke thënë “fjalët nuk mund të shprehin pikëllimin tonë për viktimat dhe familjet e dëmtuara në këtë sulm të pakuptimtë”.
“Ne mbajmë zi për jetën e fëmijëve dhe të dashurve tonë të marra nga ky akt frikacak. Ne i kërkojmë të gjithëve që t’i mbani zi për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ne jemi prekur në zemrat tona dhe të lutemi për viktimat”, shprehet menaxheri i Ariana Grandes, Scooter Braun.

Grande, 23 vjeç, ishte në qytetin e Mancheterit duke performuar tëparin nga tre koncertet e saj që do të mbaj në Britani të Madhe. Koncerti i saj i ardhshëm do të zhvillohej më 25 maj në “O2 Arena” në Londër.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: