SERBI – Mediat serbe kanë bërë përgjegjës për sulmin në Maqedoni një ish-Komandant të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Sipas tyre, personat që dhunuan stacionin policor në Goshnicë, në kufi me Kosovës, janë organizuar nga ish-komandanti i UÇK-së, Flamuri.
Nga ana tjetër, komandant Flamuri ka theksuar se ky është një diskriminim ndaj shqiptarëve në Maqedoni, që sipas tij është i padurueshëm. “Thirrje oficerëve t’ i bashkohen kryengritjes. Sulmi ishte një fitore e parë e UÇK, që i jep forcë për të tjera. Kërkojmë rizgjimin e UÇK-së”, -tha komandant Flamuri.

Sulmi
40 persona sulmuan ditën e djeshme stacionin policor në Goshnicë, kufi me Kosovën. Mediat maqedonase bënë me dije se, personat që kryen sulmin deklaruan se ishin të UCK-së. Policët maqedonas që u sulmuan deklaruan se personat ishin të mirëarmatosur dhe flisnin shqip. “Do t’ju ekzekutojmë të gjithëve. Duam shtetin tonë”, mësohet të kenë thënë sulmuesit. Pak orë më pas në reagimin e saj, MPB-ja e Maqedonisë akuzoi Kosovën për sulmin, duke thënë se, sulmuesit mbanin emblema të UCK-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb