BRITANI-Policia antiterror në Britani ka marrë në pyetje personin 29 vjeçar i dyshuar se është përpjekur të kryejë vrasje, gjatë sulmit me thikë në metronë e Londrës, ku mbetën të plagosur dy vetë.

Policia e Londrës tha se sulmi “i dhunshëm dhe i paprovokuar” në stacionin e hekurudhës nëntokësore Leytonstone, mbrëmë vonë, po trajtohet si “incident terrorist”.
Autoritetet kanë kërkuar nga dëshmitarët okularë që e kanë fotografuar sulmin, të bashkëpunojnë me policinë.

Raportohet se i dyshuari kishte bërtitur “kjo është për Sirinë” në momentin e sulmit.
Policia tha se një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndim të lehtë.
Më 3 dhjetor, Britania ka nisur sulmet ajrore kundër ISIS në Siri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: