Nga: SPARTAK KOKA*
TIRANË- Dy ditë pas sulmit terrorist në Paris, institucionet ligjzbatuese në Tiranë kanë marrë masat për të garantuar rritjen e sigurisë në Ambasadën franceze si dhe për çdo shtetas francez në Tiraanë.


Gjatë mesditës kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika dhe zv. Ministrja e Brendshme Elona Gjebrea në kohë të ndryshme kanë takuar ambasadorin francez, Bernard Fitoussi.


Struktura të posaçme brenda policisë, SHISH si dhe SHIU do të jenë në gatishmëri të plotë për të parandaluar sulme të mundshme terroriste ndaj shtetasve francezë në Shqipëri.


Me gjithë masat e marra burime konfidenciale nga SHISH dhe policia, sqarojnë se situata është nën kontroll të plotë.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: