Në studion e emisionit Open në News 24 po diskutohet për sulmin izraelit mbi Rafah.

Politikani Genc Pollo tha se Izraelit “iu tërhoq veshi” dhe se tashmë pritet që shteti izraelit të marrë masa, që të mos ketë gjenocid ndaj popullatës palestineze.

Ndërsa, hoxha Justinian Topolli tha se shteti izraelit sillet sikur është mbi ligjin.

Genc Pollo: Izraeli është e vetmja demokraci në Lindjen e Mesme.

Justinian Topolli: Izraeli diskriminon palestinezët, çfarë shteti demokratik është? Izraeli sillet sikur është mbi ligjin.

Genc Pollo: Askush nuk është arrestuar deri tani. Nuk besoj se do të arrihet të arrestohet Netanyahu. Izraeli do të marrë masa që mos të ndodhë gjenocid. Izraeli tha se do të marrë masa që të mos ketë gjenocid, por masat ushtarake për arsyet e mia të sigurisë do t’i ndërmarrë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb