TURQI- Sulmin me 39 viktima në Stamboll nuk e ka marrë përsipër ende asnjë organizatë terroriste por sipas ekspertëve pas atentatit është dora e ISIS. Kështu raporton Al Jazeera.

Shërbimet e sigurisë së Turqisë mendojnë se nga dinamika e sulmit dhe mënyra e veprimit është i përfshirë Shteti Islamik.

Ndërkohë që masakra e vitit të ri ndodhi në një kohë kur Turqia kishte shtuar masat e sigurisë, me 17 mijë policë të thirrur në shërbim, disa civilë dhe të tjerë me uniformën e babagjyshit, për ironi të fatit tamam si atentatorët e masakrës.

Rreth orës 1:30 me orën lokale ose 23:30 me orën tonë, një person i veshur si Babagjysh hyri në klubin e natës Reina në Stamboll dhe qëlloi me armë duke vrarë 39 persona dhe plagosur 69 të tjerë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb