TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas sulmit në një klub nate në Stamboll ku humbën jetën 39 persona dhe u plagosën 69 të tjerë.

Erdogan tha se ky sulm është një përpjekje për të “shkatërruar moralin e vendit tonë dhe për të krijuar kaos me qëllim shkatërrimin e paqes në vend. Ai i përshkroi sulmet mbi Turqinë si “të urryer”.

Një person i veshur si babagjysh hyri në klubin e natës “Reina” në Stamboll dhe vrau 39 persona, mes tyre një polic. Një pjesë e viktimave ishin të huaj. Policia turke është ende në ndjekje të autorit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: