Atentatori i Strasburgut, Cherif Chekatt është vrarë në një operacion blic të forcave speciale franceze. Ai ishte strehuar në një magazinë të vendosur në lokalitetin Plaine des Bouchers në lagjen e Meineau, jo larg nga Neudorf ku kishte humbur gjurmët 48 orë më parë, pas atentatit të kryer në tregun e Krishtlindjeve.

Cherif, një franko-maroken kishte me vete një pistoletë dhe një thikë. Sipas raportimeve ka qenë Cherif Chekatt që ka qëlluar i pari me armë kundër policëve që menjëherë e kanë neutralizuar.

Më shumë se 700 agjentë ishin mobilizuar për të kapur terroristin që mbrëmjen e së martës qëlloi me armë në merkaton e Krishtlindjeve të Strasburgut duke vrarë tre persona dhe plagosur 13 të tjerë.

Ndërkohë ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner, ka deklaruar se të premten rihapet merkatoja e Krishtlindjeve në Strasburg me masa të përforcuara sigurie.
Njoftimi u bë pak minuta para blicit të policisë kundër atentatorit. Një rihapje, kishte shpjeguar ministri, e motivuar nga vullneti për të mos iu dorëzuar frikës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb