Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, në Gjermani, ku 2 persona humbën jetën dhe 68 të tjerë u plagosën, pasi një shtetas saudit përplasi me makinë një turmë njerëzish.

Begaj shkruan se qëndron me popullin e Magdeburgut dhe gjithë Gjermaninë, duke shprehur ngushëllime për viktimat.

“Sulmi i tmerrshëm ndaj qindra njerëzve paqësorë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duhet të dënohet në termat më të ashpër si një akt frikacak, i padenjshëm dhe i pajustifikueshëm.

Shqipëria qëndron me vendosmëri me popullin e Magdeburgut dhe të gjithë Gjermanisë me këtë rast dhe shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave”, shkruan Begaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb