GJERMANI
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Magdeburg për të nderuar viktimat e sulmit të djeshëm në një treg Krishtlindjesh.
I veshur me të zeza, Scholz shoqërohet nga ministra kombëtarë dhe rajonalë që mbajnë lule. Nga Magdeburgu ai tha se sulmi është një akt i tmerrshëm dhe i çmendur dhe se të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër atyre që mbjellin urrejtje.
“Sulmi në tregun e Krishtlindjeve është një akt i tmerrshëm dhe i çmendur. Është e rëndësishme që të zbardhet ngjarja dhe kjo duhet bërë me saktësinë më të madhe. Për mua është shumë e rëndësishme që të jemi të bashkuar dhe të flasim.
Nuk është urrejtja ajo që përcakton bashkëjetesën tonë, por fakti që ne jemi një komunitet që dëshirojmë të pushtojmë të ardhmen kundër atyre që mbjellin urrejtje- ka thënë kancelari gjerman nga Magdeburg.