TUNIZI-Pas sulmit me armë në Muzeun ‘Bardo’, presidenti i Tunizisë është zotuar se do të luftojë pa mëshirë terrorizmin.

Gjatë një deklarate që u transmetuar në TV, presidenti  Beji Caid Essebsi tha se vendi është në luftë me terroristët.

‘Këto minoritete monstruoze nuk na trembin, ne do rezistojmë sepse demokracia do fitojë’- tha presidenti tunizian.

Nga sulmi me armë në muze u vranë 24 persona, duke përfshirë 17 turistë, të cilët ishin nga Japonia, Italia, Kolumbia, Australia, Franca, Polonia dhe Spanja.

Gjatë sulmit u vranë disa shtetas tunizianë dhe një polic, ndërsa mbi 40 persona të tjerë u plagosën.

Forcat e sigurisë qëlluan për vdekje dy persona të armatosur, ndërsa vijojnë kërkimet për personat e tjerë të përfshirë në bashkëpunim.

Qindra persona dolën nëpër rrugët e qytetit me flamuj dhe qirinj, në shenjë proteste kundër sulmit dhe në nder të viktimave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: