Autoritetet e drejtësisë kanë vendosur dje të lirojnë shtetasit rusë që u futën në uzinën e Gramshit para disa muajsh duke sulmuar rojet e subjektit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për BalkanWeb se shtetasi Mikhail Zorin do vendoset në arrest shtëpie, ndërsa Fedir Alpatov dhe Svetlana Tomofoeva janë të ndaluar të dalin jashtë Shqipërisë.

Po ashtu këta të fundit do duhet të paraqiten një herë në muaj para oficerit gjyqësor. Kujtojmë se këta shtetas rusë kanë hyrë në uzinën e Gramshit gushtin e vitit të kaluar dhe kanë sulmuar ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike.

Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb