ZELANDE E RE

Arma me të cilën u krye akti terrorist në dy xhami në Zelandën e Re, po tërheq vëmendjen e mediave të huaja për shkak të mbishkrimeve mbi të. Kjo armë, nga e cila humbën jetën 49 persona dhe rreth 50 të tjerë u plagosën ishte e mbushur me emra të personaliteteve të njohura shqiptare dhe botërore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një ndër ta që arrijnë ta dallojmë qartë është emri i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Gjergj Arianiti. Gjergj Arianiti ishte vjehrri i Skënderbeut, babai i Donika Kastriotit, gruas së heroit në fjalë.

Gjergj Arianiti ishte një luftëtar i shquar i kohës, e për këtë shkak posedonte një forcë të madhe luftarake. Veprimtaria luftarake e Gjergj Arianitit njihet kryesisht në luftën për të ruajtur zotërimet e tij në viset malore të Shqipërisë Qendrore dhe Shqipërisë Juglindore si dhe në zonat gjatë luginës së Shkumbinit.

I dyshuari australian Scott Morrison ose Brenton Tarrant sic ishte në rrjtetet sociale besohet të ketë publikuar një manifest, prej 73 faqesh në të cilin ka bërë të ditura qëllimet e tij, të bazuara në ideologji anti-imigrante dhe të ekstremit të djathtë.

Videoja e sulmit prej 17 minutash është transmetuar direkt në rrjete sociale, në profilin e tij në facebook. Në video dëgjohen tinguj të një kënge serbe, e cila madhëron ‘kasapin e Bosnjës’, të dënuarin për krime lufte Radovan Karaxhiq.
(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb