14 gola ka shënuar Partizani në 11 javë kampionat, shumë pak për një ekip kryesues dhe jashtëzakonisht pak për një ekip që në merkaton e verës u përqendrua totalisht në fazën ofensive duke afruar jo pak por 3 sulmues të ri. Braun, Solomon dhe Ekuban ishin emra që në letër të ngjallnin frikë, sulmues me CV shumë të mirë për nivelin e Superligës por që deri më tani vetëm dy të parët kanë lëshuar disa shkëndija ndërsa Ekuban është thjeshtë hija e emrit të vëllait.


Solomon
Solomon

Sulmi ishte problemi më i madh në kohën e Skënder Gegës, i vetmi repart që çalonte në shifra, por situata nuk po ndryshon as këtë sezon. Sërish janë mesfushë apo mbrojtës që po zgjidhin problemin e golit. Për fatin e mirë të Franko Lerdës, Çinari po kalon një moment të mirë këtë periudhë, është shndërruar në protagonistin kryesorë në sulmin e kuq.


Lerda1
Lerda1

Franko Lerda është bindur dhe pse jo plotësisht të rikthej vështrimin nga “garda e vjetër”, lojtarë që në kohën e Gegës ishin titullarë fiks, si Bardhi apo Asani. Ky ndryshim në hierarki, duke i dhënë sërish besim lojtarëve që u shpallën kampion një sezon më parë ka pasur një efekt të menjëhershëm edhe në rezultate, 7 ndeshje pa pësuar humbje rikthyen kryeqytetasit në krye të tabelës së klasifikimit.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: