Prokurorët federalë kundër terrorizmit në Gjermani kanë nisur hetimet rreth të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona në qytetin lindor Halle të Gjermanisë.

Një person është arrestuar në lidhje me sulmin e 9 tetorit. Policia ka thënë se sulmuesit tjerë mund të jenë ende në arrati, pasi shumë persona është raportuar të jenë larguar nga skena e sulmit me një apo më shumë makina, shkruan Rel.

Sulmi ka ndodhur afër një sinagoge, kanë thënë mediat lokale dhe dëshmitarët.

Të shtëna janë dëgjuar edhe në Landsberg, rreth 15 kilometra nga qyteti Halle, mirëpo nuk është bërë e qartë nëse incidentet kanë qenë të lidhura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb