Polonia ka ngritur avionët e saj ushtarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore të mërkurën, ndërsa raketat dhe dronët rusë shënjestruan qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

Forcat Ajrore Polake thanë në një deklaratë në X, dikur Twitter se avionët u ngritën, ndërsa Rusia kryente sulme në territorin perëndimor të Ukrainës.

Varshava është detyruar të ngrejë avionët e saj luftarakë në shumë raste gjatë gjithë luftës, si pjesë e masave për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve me raketa ruse në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Polonia ka thënë se raketat ruse të gjuajtura në Ukrainën perëndimore kanë hyrë disa herë në hapësirën e saj ajrore. Moska ka thënë se inkursionet ishin aksidentale.

Polonia më herët ka ngritur avionët e saj më 2 shtator, 26 dhe 27 gusht.

“Kjo ka qenë një tjetër natë shumë e tensionuar për të gjithë sistemin polak të mbrojtjes ajrore për shkak të aktivitetit të vëzhgimit të raketave dhe dronëve rusë me rreze të gjatë”, tha Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake (DORSZ).

Aktiviteti i fundit i tillë në rritje i aviacionit rus me rreze të gjatë u regjistrua në natën e 1 deri më 2 shtator të këtij viti.”

Në reagim thuhet “ne kemi aktivizuar të gjitha procedurat e nevojshme për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake dhe po monitorojmë vazhdimisht situatën”.

Rusia ka ndërmarrë një sulm të frikshëm me dronë e raketa mbi Lviv duke shkaktuar deri më tani, sipas informacioneve ukrainase, 10 viktima, mes të cilëve edhe fëmijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: