Katër njësi të energjisë bërthamore në dy termocentrale të ndryshme në Ukrainë u shkëputën nga rrjeti gjatë sulmit rus të hënën, raporton kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë në Telegram, Yermak tha se njësitë e energjisë në NPP Rivne, në veriperëndim të Ukrainës dhe TEC-i i Ukrainës Jugore, ishin shkëputur.

Forcat ruse lëshuan 236 dronë dhe raketa në një sulm masiv në Ukrainë.

Shtatë persona u vranë dhe 15 rajone u goditën, me shpërthime të dëgjuara në kryeqytetin e vendit, Kiev.

Ukraina tha se raketat hipersonike u përdorën në gjatë këtij sulmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb