HOLANDE

Pas sulmit brenda një tramvaji në Holandë është kapur edhe autori i dyshuar. Mësohet se personi i arrestuar për sulmin është një shtetas turk rreth 37 vjeç. Nga sulmi të paktën 3 persona mbetën të vrarë dhe 9 të tjerë të plagosur.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:45 me orën lokale ku një burrë hapi  zjarr ndaj pasagjerëve në një tramvaj në sheshin 24 Oktoberplein.

Pas ngjarjes forca të shumta policie dhe ambulancash mbërritën në vend duke e futur zonën në një perimetër sigurie. Atentatori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: