TIRANE- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me anë të një deklarate drejtuar mediave ka dënuar aktin terrorist në qendër të Stambollit, ku humbën jetën 11 persona. PDIU theksoi se ‘Parisi dje e Stambolli sot vërtetojnë se askush nuk ka imunitet ndaj ekstremistëve’.

“PDIU dënon ashpërsisht aktet terroriste që morën jetë të pafajshmish në Stamboll. Parisi dje e Stambolli sot vërtetojnë se askush nuk ka imunitet ndaj ekstremistëve. Ndaj, lufta kundër terrorizmit kërkon sot bashkëpunimin e mbarë botës së qytetëruar. PDIU qëndron pranë popullit mik turk në këto çaste të vështira.”, citohet në reagim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: