Pas sulmit terrorist në xhaminë e Zelandës së Re një regjizor nga Turqia ka përgatitur një animacion.

Në animacionin e producentit dhe regjisorit Koray Demir të shpërndarë në platformat sociale, shfaqet arma me mbishkrime të urrejtjes të cilin terroristi e përdori në sulmin e 15 marsit në Christchurch të Zelandës së Re.

Videoja është publikuar me mesazhin “Ligji për njerëzimin do të fitojë. Duhet të fitojë”.

Animacioni, siç thuhet në video, është përgatitur “për kujtimin e pavdekshëm të viktimave në Christchurch dhe njerëzve të mirë të Zelandës së Re”.

Kujtojmë se më 15 mars, 50 muslimanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një terrorist, i identifikuar si Brenton Tarrant, 28 vjeç, i lindur në Australi, hyri në xhamitë Al Noor dhe Linëood në qytetin Christchurch dhe hapi zjarr mbi besimtarët muslimanë gjatë namazit të xhumasë, përfshirë 4 fëmijë më të vegjël se 18 vjeç.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb